Sara Hoxha publikon pamje romantike përkrah Ledrit teksa relaksohen në pishinë

PUBLIKUAR

Partnerja e reperit Ledri Vula, Sara Hoxha është një prej emrave më të komentuar në media rozë.

Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku edhe merr çdo herë vëmendje me postimet që bën.

Me më shumë se gjysmë milioni ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, Sara sjell për admiruesit e saj imazhe dhe video të shumta nga përditshmëria, përfshirë ato me Ledrin.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Edhe së fundmi, Sara ndau një video mjaft romantike dhe të ëmbël përkrah rap-artisti.

Çifti i njohur shihen duke u relaksuar bashkë në pishinë, teksa bisedojnë dhe argëtohen me njëri-tjetrin.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Sara ndërkohë postoi edhe imazhe të tjera nga pushimet në bregdet, teksa dukej në formë të mrekullueshme e veshur vetëm në bikini.

Ndryshe, kujtojmë që Sara në fillim të këtij viti u shpall fituese e “Dancing With The Stars Albania”.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Ndërsa, partneren e Ledrit do ta shohim edhe në filmin më të ri “Në kuadër të dashurisë”, protagonistët e të cilit janë Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...

Një dashuri që nuk njeh kufi, Luizi kalon rrethojat për një puthje të Kiarës

Ish-banorët e Big Brother VIP Albania, Luizi dhe Kiara, vazhdojnë të jenë një nga...