Santos: Portugalia nuk është vetëm Cristiano Ronaldo

PUBLIKUAR

Përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos ka insistuar në atë se ekipi i tij nuk është vetëm Cristiano Ronaldo, por më shumë se aq.

Nesër, kampionët në fuqi përballen me Gjermaninë, teksa një fitore do t’ua siguronte kualifikimin tutje.

Santos sqaroi se Portugalia është një ekip, jo vetëm Cristiano Ronaldo.

“Portugalia është një ekip, jo vetëm Cristiano Ronaldo. Portugalia është krenare me ekipin e tij. Unë duhet t’i motivojë të gjithë, edhe ata që gjenden në bankën rezervë” – tha Santos

Franca e mposhti Gjermaninë në ndeshjen e parë të kampionatit, duke marrë avantazhin dhe duke e vendosur Gjermaninë në një pozitë jo të mirë.

Pjesë e këtij grupi është edhe Hungaria, kombëtare të cilën Portugalia e mposhti në xhiron e parë 3:0. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...