Samsung lanson modelin e ri Galaxy on7 (2016)

PUBLIKUAR

Gjatë disa javëve të fundit, është folur mjaft për serinë e re të telefonave On të Samsung, të cilat pritet që të lansohen zyrtarisht në javët e ardhshme.

Por së fundmi, Samsung e lansoi zyrtarisht modelin Galaxy on7 (2016) në Kinë, i cili mban një çmim prej pothuajse 240 dollarësh.

Për fat të keq, nuk ka asnjë fjalë për modelin tjetër – Galaxy On5 (2016), i cili pritet të jetë vëllai i vogël me specifika pak më të dobëta.

Sa për Galaxy on7 (2016), telefoni vjen me ekranin në 5.5-inç me rezolucion 1920 nga 1080 dhe procesorin Snapdragon 625 me 3GB RAM.

Galaxy on7 (2016) krenohet me 32GB hapësirë të brendshme dhe vjen i shoqëruar me një port për microSD, kamerën me 13MP në pjesën e pasme për foto dhe video, një 8MP kamerë frontale, baterinë me 3,300 mAh dhe Android 6.0.

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...