Salih Mustafa urdhërohet t’ua paguajë 207 mijë euro zhdëmtim viktimave (VIDEO)

PUBLIKUAR

Gjykata Speciale e ka urdhëruar Salih Mustafën të paguajë 207 mijë euro si zhdëmtim për tri viktimat e tij të drejtpërdrejta dhe pesë jo të drejtpërdrejta.

Gjykata ka vendosur që viktima 8 të shpërblehen me 30 mijë euro, viktima 9 me 80 mijë euro dhe viktima 10 me 60 mijë euro.

Po ashtu, viktimat jo të drejtpërdrejta – 5, 6 dhe 12 do të dëmshpërblehen me nga 10 mijë euro, ndërsa viktima 11 me 5 mijë euro. Viktima 13 do të dëmshpërblehet me 2 mijë euro.

Salih Mustafa u dënua me 26 vjet burgim më 16 dhjetor të vitit të kaluar, nën akuzat për krime të rënda gjatë vitit 1999, në një kompleks në Zllashë të Kosovës. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...