Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vazhduar të shkruajë për ngjarjen e djeshme ku një zyrtar i Partisë Socialiste u zu duke kërkuar shërbime seksuale një nëne në këmbim të shërbimeve seksuale të së bijës.
Me këtë rast, Sali Berisha thotë se s’po shohim reagim të Edi Ramës i cili e di dobësinë për pedofilët të sivllaut të vet Koço Kokëdhima.
Lexojeni të plotë reagimin
Rama hesht, sepse ai e di dobesine ekstreme per pedofilet te sivllaut te vet Kokedhima, te vetshpallur “kryeministri i jugut”!
Ngjarja e Sarandes ka tronditur thelle çdo qytetar. Nje pedofil, njeriu me i afert i Koço Kokedhimes, mentorit te Edvin Kristaq Rames, duke perdorur pushtetin e Koços dhe te PS Sarande, i kerkon vajzen e mitur per marredhenie seksuale ne shkembim te nje vendi pune, nje nene qe rriste kater jetim. Pas ketij skandali, Rama – Kokedhima bene gjithçka me policine e PS per te bllokuar mediat dhe mbyllur skandalin. Pasi deshtuan per çensuren, Rama, ne kundershtim me çdo ligj, dergoi Kokedhimen per te bere presion gjate marrjes ne pyetje te vajzes se mitur ne policine e Sarandes. Pasi nuk ja mbylli dot gojen vajzes, ai mashtroi duke deklaruar se Cane nuk ka qene i punesuar prane tij dhe se diten e regjistrimit ishte ne zyren e tij per te bere dorezimet e punes?!?!?!
Por, ne qofte se kete skandal trondites e denoi me gjthe shpirt i madh dhe i vogel ne kete vend, kreu i PS dhe ekzekutivit, Edvin Kristaq Rama, si asnje politikan tjeter ne ne kete bote, perveç Ilir Metes, heshti jo pa arsye si fije bari!!
Rama heshti sepse ai e njeh deri ne imtesi dobesine ekstreme te mentorit apo si vllaut te tij Kokedhima per pedofilet. Per ata qe kane harruar po rikujtoj se pak vite me pare Policia ka prangosur per pedofili njeriun me te afert, manarin e Koços ne mediat e tij.
Ndonese ne kete superskandal gjithçka eshte zhvilluar si ne filmat horror ne seline e PS ne Sarande, Rama hesht per t’ju thene socialisteve dhe qytetareve te thjesht se ky eshte modeli i tij i punesimit dhe zgjidhjes se problemeve te tyre.
Kreu i “aleances se qelbesirave” hesht dhe se bashku me te hesht dhe skllavi i tij Meta, per te siguruar qelbesirat, vrasesit, trafikantet, perdhunuesit, pengmarresit, gjobvenesit e aleances se tij ne qeveri, parlament dhe administrate se ai vet eshte avokati i tyre.
Por ne te tjeret, nenat, motrat, vajzat, grate, djemte, burrat e ketij vendi nuk duhet kurre te heshtim, por te ngrihemi sa me pare me moton: t’i shporrim, t’i shporrim, t’i shporrim qelbesirat! sb



