Salah mposht koronavirusin, i gatshëm për Atalantën

PUBLIKUAR

Muhamed Salah sot pritet t’u kthehet stërvitjeve me Liverpoolin pasi ylli i gjigantit anglez e ka kaluar koronavirusin.

Sulmuesi egjiptian ishte prekur nga COVID-19 para disa ditësh kur kishte marrë pjesë në ceremoninë martesore të vëllait të tij, për çka Salah ishte kritikuar shumë, raporton Gazeta Express.

Mirëpo, Salah u mor në mbrojtje nga trajneri Jurgen Klopp. Ndërsa tani është shëruar plotësisht dhe nga e mërkura do të kërkojë t’u përgjigjet kritikave në fushën e lojës.

Salah është kthyer në Angli nga Egjipti dhe ka rezultuar negativ dhe nga sot mund të stërvitet me skuadrën për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve që Liverpool do ta zhvillojë kundër Atalantës nga Italia.

Po ashtu, është edhe rikuperuar edhe futbollisti tjetër i Liverpoolit, brazilianit Fabinho, i cili edhe mbrëmë luajti si titullar në qendër të mbrojtjes në fitoren ndaj Leicesterit.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...