Salah e kalon Ronaldon me gola n’Premierligë

PUBLIKUAR

Salah e ka lënë prapa Ronaldon sa i përket golave të shënuar në Premielrigë. Ai ka kapur shifrën e 85 golave, një më shumë se CR7.

Tjetër arritje e madhe për Mohamed Salahun në Premierligë.

Me golin që shënoi kundër Fulhamit, Salah ka shkuar në kuotën e 85 golave në Premierligë.

Kështu, ai la prapa legjendën e Manchester United, Cristiano Ronaldon, që me fanellën e “Djajve të Kuq” kishte shënuar 84 gola.

Interesante është fakti se Salah e arriti këtë shifër dhe e kalo Ronaldon me 64 ndeshje më pak të zhvilluara.

Salah gjithashtu e ka barazuar Eden Hazardin me (85 gola), por ka zhvilluar 113 ndeshje më pak se futbollisti tani i Real Madridit. Sulmuesi i Liverpool do të tentojë ta kalojë atë menjëherë në ndeshjen e radhës në Premierligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...