“Sakrifica” e Behgjet Pacollit

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli po mundohet që në çdo rast të lërë përshtypjen e një politikani të përkushtuar për Kosovën.
Pacolli gati në çdo postim që bënë në rrjetet sociale tregon për “sakrificën” që po bënë për Kosovën, duke e lënë familjen në Zvicër.

Shtrohet pyetje se nuk e sjellë në Kosovë familjen Pacolli, edhe ata të bashkëndjejnë me bashkëmoshatarët këtu dhe të jenë pranë babait, transmeton lajmi.net.

“Sa herë që unë largohem nga Zvicra, me pyetin fëmijët pse, si dhe sa do të rri. Unë nuk e lë familjen time për qejf. Jo pse unë nuk dua të rri me ta, apo ata me mua, por sepse i duhem Kosovës. Këtu kemi ende shumë punë për të bërë. Ju uroj të gjithëve një fundjavë sa më të mirë!”, ka shkruar Pacolli në facebook, duke postuar edhe një fotografi nga një aeroport i Zvicrës.

Aktualisht Pacolli po bënë përpjekje për t’u rikthyer në skenën politike vendore, pasi që në zgjedhjet e kaluara ai u ndërshkua nga elektorati i tij, duke mos ia dhënë mundësinë që të hyjë në Kuvendin e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...