Sabotimi dhe shfuqizimi i Speciales, çfarë tha Thaçi mbrëmë kur foli për aktakuzën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi mbrëmë në paraqitjen e parë që nga lajmi për aktakuzë nga Specialja e ka bërë të qartë se do të përballet me drejtësinë, e se nëse akuzat ndaj tij konfirmohen. Presidenti i ka hedhur poshtë zërat se në Kosovë do të tentohet shfuqizimi i ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton Gazeta Express.

I pari i shtetit të Kosovës mbrëmë përmes një video mesazhi iu është drejtuar qytetarëve, për herë të parë pas njoftimit se Prokurori i Specializuar ka dorëzuar për konfirmim aktakuzën ndaj tij dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit nën dyshimin për kryerje të krimeve gjatë luftës.

Thaci ka bërë të ditur se është i gatshëm të përballet me drejtësinë, duke shtuar se në momentin kur ndaj tij konfirmohen akuzat, ai do të dorëhiqet nga posti i presidentit të Kosovës.

Ai ka hedhur poshtë zërat për shfuqizim të ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se mbi dy dekada ka mbështetetur iniciativat për ngritjen e gjykatave me përfshirje apo mbikëqyrje ndërkombëtare.

“Ky parim mbetet i njëjtë edhe sot, kur jam unë, Hashim Thaçi, që personalisht do të mund të përballem me një gjykatë për të cilën kam dhënë mbështetjen time politike, me fjalë e me votë. Në atë kohë, kishim përballë vetëm dy rrugë. Njëra të cilës i kam besuar tërë jetën e i besoj edhe sot – ecjes përpara në aleancë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian; Dhe e dyta që kjo çështje t’i lihet në dorë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku kanë ndikim të fuqishëm vendet që e kundërshtojnë shtetin e Kosovës. Vendimi im ishte strategjik në përputhje me vizionin për të ardhmen e Kosovës. Dhe nuk kam shikuar për përfitime ditore e politike”, tha dje presidenti duke shtuar se kushdo që thotë se ai ka qenë pengesë e sabotues i gjykatës është keqinformuar dhe është tendencioz.

“Sot, kush thotë se qenkam bërë pengesë, madje edhe sabotues i kësaj gjykate, në rastin më të mirë është i keqinformuar dhe në rastin”, ka thënë presidenti.

Me këtë deklaratë, presidenti e ka mohuar mundësinë e angazhimit për shfuqizim të Speciales, tash kur një gjë e tillë është diskutuar në publik dhe është kërkesë e përsëritur e organizatave të dala nga lufta.

Për të njejtën ka folur pas publikimit të lajmit për aktakuza edhe Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer.

Deputeti gjerman ka bërë thirrje për Kosovën që të mos e tërheqin bazën ligjore të Gjykatës Speciale.

“Nuk mund të përjashtohet mundësia që në Parlamentin e Republikës së Kosovës do të bëhen përpjekje për tërheqjen e bazës ligjore për Gjykatën Speciale. Përpjekjet e tilla duhet të kundërshtohen me gjithë qartësi në qasje. E njëjta vlen edhe për heqjen dorë nga imuniteti i Parlamentit. Çdo gjë më pak do të ishte fundi i besueshmërisë së elitave politike kosovare në rrugën drejt Evropës. Qytetarët e Kosovës nuk e kanë merituar këtë. E vërteta dhe vërtetësia është ajo që kanë pritur për një kohë të gjatë njerëzit në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Se në Kosovë do të tendohet shfuqizimi i ligjit për Specialen, është raportuar tash e disa ditë në media. Madje, sipas disa raportimeve, kryeparlamentarja Vjosa Osmani këtë shqetësim ia ka ngritur edhe ambasadorëve të QUINT’it, në takimin që e pati me ta pas lajmit për aktakuza.

Sidoqoftë një raportim i tillë është mohuar nga zyra e kryeparlamentares, që në ditën e publikimit të njoftimit nga Specialja ka thënë se drejtësia duhet të kryejë punën e saj në mënyrë të pavarur e pa presion./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...