Sabit Pacolli u del në ndihmë familjes nga Sllovija e Lipjanit

PUBLIKUAR

Koordinatori i AKR-së për Lipjan Sabit Pacolli, ka ndihmuar familjen nga Sllovija e Lipjanit me pako ushqimore dhe gjësende të ndryshme.

Ndryshe mediat dhe LipjaniNews kishte raportuar se tetë anëtarët e familjes Vitia nga Sllovija e Lipjanit po jetojnë pa kushte më elementare për jetë, e në disa raste ata po i bëjnë ballë edhe urisë me barkun bosh. Ishin të gjashtë fëmijët e kësaj familjeje ata, të cilët jeta i kishte përplasur keq, e për t’u siguruar një jetesë normale të cilën e meritojnë, të dy prindërit nuk po arrijnë ta bëjnë këtë gjë.

Paclli pas lajmit për këtë familje ka dalë në gatishmëri për ti ndihmuar menjëherë.

“Faleminderit  Zotit për mundësinë e krijuar që unë te jem mbështetës për njerëzit ne nevojë me aq sa mundem… Shpresoj që në një të ardhme të afërt ta kemi një balancë të standardit jetësor përafërsisht të njëjtë dhe jo një proporcion kaq dallues në mes shtresash”, ka shkuar Paclli.

Duhet punë, ta ndryshojmë këtë realitet të hidhur! Florimit dhe familjes i uroj një jetë të rehatshme dhe jo me preokupime në mangësi të gjerave elementare për  jetën, ka thënë Pacolli, transmeton LipjaniNews

“Më vjen mirë që institucionet kanë menduar edhe për ne, duke na ofruar këtë ndihmë sociale, por t’ju them të drejtën me këtë shumë as bukë nuk po kemi mundësi të sigurojmë gjatë gjithë muajit e të mos flasim për nevojat e tjera”, kishte shprehur Florimi./LipjaniNews/

13327603_10209766924036710_4841273790923935310_n 13330970_10209766925276741_1617764653839770638_n 13335568_10209766923356693_5332133572058010930_n
13346824_10209766923676701_4787175031902637636_n

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...