Sabit Pacolli paralajmëron dorëheqje në qoftëse AKR bënë koalicion me PDK-në

PUBLIKUAR

Kryetari i AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ka thënë se në qoftëse AKR-ja hyn në koalicion me PDK-në, do ta rishikon pozicionin e tij karshi AKR-së.
Ai nga Malmo, ka thënë se e përkrah koalicionin LDK-AKR-LVV, dhe asnjë tjetër.
“Nuk jam ardh në Kosovë, për interesa personale, nuk besoj që AKR-ja hyn në koalicion me PDK-në”, ka thënë ai në një video në facebook.
“AKR-ja në Lipjan ka votuar që të hiqet kjo qeverisje dhe të jetë AKR-ja në qeverisje, Sabiti e thotë mendimin e vetë dhe prandaj jam i thjeshtë”, ka shtuar ai.

“Jam AKR, do të jem AKR, po në qoftëse, ndodh naj koalicion me PDK-në, unë jam me qytetarët dhe me asnjë parti”, shtoi Pacolli

/LipjniNews/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...