Sabit Pacolli largohet nga AKR, “Do të më keni kundërshtar polikë” (VIDEO)

PUBLIKUAR

Sabit Pacolli, përmes një video në facebook ka dhënë lajmin për dorëheqje nga AKR-Lipjan.

Sipas Pacollit, kjo nuk do të thotë se nuk do të jetë në Politikë, dhe se përfundimisht ka dhënë dorëheqje nga AKR-ja në të gjitha strukturat e saja.

“Prej sot, unë jam i lirë nga AKR, por shumë shpejt do të dal me një qendrim, kjo do të thotë, se unë jom dhe do të jem në një politikë shumë më të fuqishme, atu ku parimet e mija dhe djersa ime që e kam derdh të respektohet, kolegëve të mi të AKR-së u them paçi fatë, do të më keni kundërshtar polikë”, pohoi Pacolli përmes një video.

Ai ka kërkuar ndjesë të gjithë atyre të cilët e kanë përkrahur, dhe janë përkrahës të tijë për këtë, por ai ka konfirmuar se më nuk do të jetë në AKR.

Tutje, ai ka shtuar se ai do të jetë angazhohet diku, por se ku mbetet të shihet!

Ndryshe, Pacolli qe një kohë ka mbajtur postin e të parit të AKR-së në Lipjan. /LipjaniNews/

Ndiqeni videon e plot nga Pacolli…

 

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...