Sabit Pacolli: Ka ardhur koha që të kuptoni të vërtetën

PUBLIKUAR

Sabit Pacolli, ish-kryetar i AKR-së në Lipjan, përmes një shkrimi në facebook ka thënë se është momenti i duhur për ta kuptuar të gjithë atë se qfarë ka nodhur.

Sipas Pacollit, lojërat që janë bërë pas shpines tij i ka duruar gjatë.

Ai pohon se pas dorëheqjes tij do ta kuptojnë se ata do të jenë humbës të mëdhenjë.

Postimi i plotë nga Pacolli…

Të dashur qytetarë

Ka ardhur koha që të kuptoni të vërtetën që ndoshta nuk e keni pritur, por ky është momenti i duhur për ta kuptuar të gjithë ju..

Deri sot isha pjesë e partisë së Behgjet Pacollit, isha kandidati për kryetar të Lipjanit, anëtari i kryesisë më i sinqerti dhe më i përkushtuari në punë dhe çdo aspekt tjetër për këtë parti.

Lojërat që më janë bërë pas shpines sime i kam duruar gjatë, duke shpresuar se do mbledhin mend, ngaqë ua kam bërë me dije se nuk jam i marrë e mos t’i kuptoj ato “thika pas shpine”

Po të isha i marrë nuk do ta kisha dashur atdheun, nuk do të isha kthyer në vendlindje e aq më pak të investoj e të ndihmoj pa u ndalur popullin e Kosovës.

Ata kanë menduar që do të fitojnë, por pas dorëheqjes sime do ta kuptojnë se ata do të jenë humbës të mëdhenjë.

Oferta të ndryshme, nga parti të ndryshme.
Ende nuk kam vendosur se ku do të aderoj, por e di se më nuk do të jem kurrë anëtarë i AKR-së.

Me respekt
Sabit Pacolli

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...