Sa ushtrime janë të mjaftueshme për një trup të shëndetshëm?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

20140406224415583456

Çdokush duhet ta lëvizë trupin e vet për ta mbajtur atë në formë të shëndetshme. Por shpesh ne shtrojmë pyetjen se sa duhet të lëvizim për ta arritur qëllimin tonë?

Njerëzit me peshë normale

Shumica e njerëzve të shëndetshëm duhet të synojnë një aktivitet lehtësisht intensiv, si lëvizja shpejtë, për së paku 30 minuta, pesë herë në javë, plus 10 deri në 15 minuta stërvitje më të fuqishme (këtu përfshihet edhe gërmimi në kopshtin tuaj) për dy deri në tre ditë në javë. Kjo është e mjaftueshme t’ju ndihmojë juve të zvogëloni rrezikun për sëmundje si tensioni i lartë i gjakut, goditja në tru, sëmundja e arteries koronare, lloji 2 i diabetit, kanceri i zorrës së trashë dhe osteoporoza. Kjo ju ndihmon edhe të parandaloni humbjen natyrale të masës muskulore, që ngadalëson metabolizmin dhe ndihmon shtimin e peshës në vitet e 30-ta, 40-ta, 50-ta dhe më tej.

Njerëzit e mbipeshë

Nëse ju përpiqeni të humbi në peshë, aktiviteti më i theksuar fizik është më i dobishëm. Një orë ose madje edhe 90 minuta të ushtrimeve me intensitet mesatar, ose gjysmë ore aktivitet i fuqishëm si vrapim i shpejtë, aerobikë e fuqishme, ose çiklizëm me ritëm të shpejtë, do të ishin ideale. Sigurisht, sado që të stërviteni është më mirë se të mos stërviteni fare, ndërsa sa më të qëndrueshëm të jeni, kjo është edhe më mirë. Aktivizimi për 30 minuta shumicën e ditëve të javës, madje edhe 10 minuta aktivitet i fuqishëm, është më mirë se sa ta teproni vetëm një ose dy herë në javë me një aktivitet të caktuar sportiv.

Nuk ju pëlqen palestra?

Nëse jeni një person që nuk i pëlqen të shkojë në palestër ose angazhimin rutinë, zgjidhni një aktivitet me të cilin kënaqeni dhe të cilin mund ta bëni për 10 deri në 30 minuta ose më zgjatë dhe i cili rrit shkallën e rrahjeve të zemrës tuaj. Kjo mund të jetë vallëzimi, tenisi ose ndonjë sport tjetër, çarja e druve për të nxehur shtëpinë gjatë dimrit, ose angazhimi në punë më të fuqishme në oborrin tuaj ose në mirëmbajtjen e shtëpisë.

/Mjeku.Net/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...