Sa shumë ujë duhet të pini?

PUBLIKUAR

Uji e detoksikon, hidraton dhe rifreskon trupin. Jo vetëm që ka shije të mirë, por uji pra është vital për funksionimin e duhur të trupit.

Megjithatë, sa ujë duhet të pimë saktësisht? – transmeton Telegrafi.

PËR ÇFARË I DUHET TRUPIT UJI?

60 për qind e trupit të njeriut përbëhet nga uji. I vendosur brenda qelizave, organeve dhe indeve, uji ndihmon në rregullimin e temperaturës dhe funksionimin e trupit siç duhet.

Uji humbet përmes frymëmarrjes, djersitjes dhe tretjes, gjë e cila tregon se është mirë të konsumojmë ujë rregullisht.

CILAT JANË KËSHILLAT E FUNDIT RRETH ASAJ SE SA UJË DUHET TË PIMË?

NHS rekomandon se, në klimat si ajo e Mbretërisë së Bashkuar, duhet të konsumohen 1-2 litra ujë. Kjo i bie gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë.

Por në klimat më të nxehta, trupit i nevojitet sasi më e madhe se kjo.

ÇFARË NDODHË NËSE NUK PINI UJË MJAFTUESHËM?

Nëse nuk pini ujë mjaftueshëm, trupi do të dehidratohet. Kjo ndodh kur trupi humbë më shumë ujë sesa që merr. Simptomat e dehidratimit përfshijnë dhimbje të kokës, lodhje, gojë e tharë, etj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...