Sipas hulumtimeve të reja, çdo seks i cili zgjat më pak se tre minuta konsiderohet ejakulim i parakohshëm

Dy punime shkencore, të cilat janë publikuar në The Journal of Sexual Medicine, përfundimisht kanë marrë përkufizim të ejakulimit të parakohshëm, të cilat kanë pësuar mjaft lajthitje dhe moskuptime në qarqet e doktoratave, transmeton Telegrafi.

Shoqëria e Mjekësisë Seksuale ka zbuluar përkufizimin e ejakulimit të përhershëm të parakohshëm, të cilit i ka munguar parametri i ejakulimit të arritur të parakohshëm.

Shoqëria tjetër e Mjekësisë Seksuale ka publikuar tri përkufizime të ndryshme të disfunksionimit seksual te meshkujt:

▪ Ejakulimi i cili ndodh gjithmonë rreth një minutë zgjatjeje të penetrimit vagjinal te përvoja e parë seksuale apo më vonë më së shpeshti zgjat tre minuta ose më pak.

▪ Paaftësia që të shtyhet ejakulimi te të gjithë apo pothuajse te të gjitha penetrimet vagjinale.

▪ Pasoja personale negative të stresit, brenga, frustrimi dhe/ose shmangia e intimitetit seksual.

Dr Chris G. McMahon, nga Sidney, ka theksuar që meshkujve të cilët vuajnë nga ejakulimi i parakohshëm nuk u nevojiten ilaçe, por edukimi.

Çfarë i brengos më së shumti femrat?

Rreth 1.500 femra, të cilat kanë marrë pjesë në studim, nuk e theksojnë problemin e ejakulimit të parakohshëm si burim frustrimi, por faktin që meshkujt fokusohen tepër në shtyrjen e ejakulimit, andaj injorojnë nevojat seksuale të femrës dhe janë të paaftë që t’i kënaqin.

Me fjalë të tjera, e shohim më të rëndësishme që të shtyhet ejakulimi se sa ai të jetë cilësor.

Studimet gjithashtu hedhin dritë në problemin e meshkujve të cilët teknikisht nuk vuajnë na ejakulimi i parakohshëm.

Ky problem përfshin mungesën e përgjithshme të kontrollit të ejakulimit, aftësitë e zvogëluara që të kontrolloheni në momentin e ejakulimit të drejtpërdrejtë dhe preokupimi me ejakulimin e shkurtër të fshehtë edhe pse ai zgjat më shumë se pesë minuta. /Telegrafi/