Sa ndikojnë ndryshimet e papritura të motit në shëndetin tonë

PUBLIKUAR

Cili grup njerëzish preket më shumë?

Shumë kohë më parë, një filozof grek vuri re se një ndryshim i papritur i motit shkakton probleme të tilla si dhimbje koke, rraskapitje, zhurmë në vesh, dobësi, dhimbje në kyçe, puls të shpejtuar…

Ekziston një shpjegim shkencor se pse po ndodh kjo gjë, dhe është një ndryshim i fushës magnetike rreth planetit Tokë. Fusha magnetike është ose më e dobët ose më e fortë, në varësi të fuqisë së Diellit.

Kjo çështje prek si të moshuarit ashtu edhe të rinjtë, megjithëse të moshuarit janë shumë më të ndjeshëm. Intensiteti më i fortë i fushës magnetike prek më shumë pacientët kronikë.

Të paktën tani ne kemi mundësinë të monitorojmë edhe ndryshimet e motit nëpërmjet pajisjeve tona celulare, ndaj duhet të përgatitemi për to, transmeton Telegrafi.

bigstock

Si duhet të sillen të sëmurët kronikë?

Këto ankesa mund të ndodhin edhe te njerëzit plotësisht të shëndetshëm, gjë që është më e rrallë, por ata e kompensojnë atë me mekanizmat e tyre që janë plotësisht në rregull.

Te pacientët kardiovaskular, ndryshimet e motit janë më drastike. Nuk është keq që këta pacientë të bëjnë ekzaminim para ndryshimit të paralajmëruar të orës, për të kontrolluar tensionin, EKG-në dhe gjithçka tjetër që parashikohet. Një nga zgjidhjet është veshja me shtresa, të cilën mund ta heqim gjatë ditës.

Megjithatë, përveç ilaçeve, edhe pijet alkoolike në sasi të moderuara mund të kenë një efekt të dobishëm në trupin tonë në këto situata.

Pijet alkoolike në sasi të kufizuar kanë efekt, por mjekët duhet të kenë kujdes se kë dhe sa rekomandojnë. Rakia dhe vera e bërë në shtëpi zgjerojnë enët e gjakut dhe përshpejtojnë qarkullimin, por duhet të kemi kujdes me dozat. /Telegrafi/

LAJME TË TJERA

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i ngjashëm me...

Zjarr në një objekt në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar për zjarrvënie në objekt, i cili është...

Messi theu rekordin e Ronaldos, bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të vendosur nga rivali i tij, Cristiano...

Joseph: Kriza në veri e Ballkan përfundon kur katër shtetet e NATO-s e njohin Kosovën

Njohësi i Ballkanit, Edward P. Joseph, ka thënë se gjithë rrëmuja e Ballkanit dhe...

SHIKO MË SHUMË

Çfarë e bën një person “të vrasë veten”: Cilat janë shenjat që tregojnë një tragjedi të mundshme

Shenjat e rrezikut që tregojnë se një person është duke menduar për vetëvrasje Si të...

Në sa mënyra mund të përdorësh pastën e dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve nuk është vetëm mjet për higjienën e gavrës së gojës. Me...

Këtë duhet ta bëni çdo ditë nëse qëndroni gjatë pranë kompjuterit: Dy mudra për shtrirjen e duarve dhe gishtave

Njeriu modern gjithnjë e më shumë po e kalon kohën pranë kompjuterit dhe me...