Sa megapikselë ka syri i njeriut?

PUBLIKUAR

Sipas shkencëtarit dhe fotografit, dr. Roger Clark, rezolucioni i syrit të njeriut është 576 megapiskelë.

Rezolucioni prej 576 megapikselëve do të thotë që nëse do të krijonit ekran me fotografi aq të kthjellët dhe të qartë sa që nuk mund t’i dalloni pikselët veç e veç, do të detyroheshit që të paketonit 576 megapikselë në sferën e madhësisë së fushës suaj të shikimit, transmeton Telegrafi.

Për të ardhur deri te ky numër, doktor Clark ka supozuar kthjelltësinë optimale vizuale në fushën e shikimit, përkatësisht ka supozuar që sytë tuaj lëvizin sipas pamjes para jush. Mirëpo në një shikim, rezolucioni zvogëlohet përreth 5-15 megapikselë.

Kjo është kështu sepse sytë tuaj kanë shumë të meta të cilat kamera nuk i pranon.

Pamjet në rezolucion të lartë i shihni vetëm në hapësirë shumë të vogël madje në qendër të fushës suaj të shikimit, të quajtur fovea.Keni pikën e vdekjes aty ku nervi juaj optik takohet me retinën tuaj. Lëvizni sytë tuaj sipas pamjes jo vetëm për të grumbulluar më shumë informacione, por për t’i përmirësuar ato mangësi në sistemin tuaj vizual.

Mirëpo, syri nuk është objektiv i fotoaparatit i cili grumbullon riprodhime në bankën tuaj memorike.

Syri është më i ngjashëm me detektivin, ai grumbullon të dhëna dhe gjurmë nga rrethina, ndërkaq pastaj i dërgon në tru në atë mënyrë që të formohet fotografia e plotë.

Natyrisht, tashmë ekziston rezolucioni i ekranit në të cilin sytë tanë nuk mund t’i dallojnë pikselët. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...