Sa kilogramë është e shëndetshme për të humbur në një muaj: Harroni premtimet dhe “afatet rekorde”

PUBLIKUAR

Ekspertët tregojnë të vërtetën

Sa herë keni dëgjuar se si dikush ka humbur një numër jonormal kilogramësh në kohë rekord?

Ne vetë jemi dëshmitarë të faktit se në këtë mënyrë kilogramët kthehen shpejt dhe ekspertët vazhdimisht na paralajmërojnë për rrezikun e dietave rigoroze.

Megjithatë, kur nisim procesin e humbjes së peshës, i cili nuk është aspak i lehtë, pyesim veten se çfarë rezultatesh do të arrijmë dhe sa kohë do të zgjasë, transmeton Telegrafi.

Si ta dimë nëse jemi në një rrugë të mirë dhe, mbi të gjitha, të shëndetshme?

Sa peshë duam të humbim është çelësi për të arritur rezultate të qëndrueshme. Qëllimi duhet të jetë humbja e yndyrës, jo e muskujve.

“Peshimi në peshore mund të dëmtojë forcën tonë mendore, ndaj është mirë të ndjekim tregues të tjerë si përmirësimi i energjisë, i gjumit, i fuqisë apo i humorit”, thotë nutricistja Anya Rosen.

Reklama

Sa peshë është e shëndetshme për të humbur në një muaj varet nga individi. “Sasia e peshës që dikush mund të humbasë në një muaj varet nga faktorë të tillë si mosha, gjinia, pesha fillestare, marrja e kalorive, deficiti i kalorive dhe stërvitja”, thekson dietologia Christine Santori.

Megjithatë, Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve thonë se rregulli i përgjithshëm është që njerëzit të humbin gjysmë kilogrami deri në një kilogram në javë, ose dy deri në katër kilogramë në muaj. Në këtë mënyrë, pesha ruhet me sukses dhe kilogramët nuk kthehen më.

Për sa i përket shëndetit, nuk rekomandohet të konsumoni 600 ose më pak kalori në ditë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Humbja e shëndetshme e peshës, çka duhet të konsumojmë e çka jo? Shpjegon dietologia Albulena Shabani Ilazi

Nutricistja, dietologia Albulena Shabani Ilazi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur...

E keni problem ta lini duhanin? Mjafton të nuhatni aroma të kënaqshme

Lënia e duhanit është një ndër sfidat më të mëdha që përballen shumë njerëz....

Nga uji deri te vodka: Në çfarë temperature është më së miri të ftohni pijen e preferuar

E para që do të duhej të dinit është që ai proces është më...