Sa kafe në ditë guxoni t’i pini?

PUBLIKUAR

Kafja është ndër pijet më të njohura në botë, ndërsa njihet për ngritjen e niveleve të energjisë.

Përveç kësaj, studime të fundit e kanë ndërlidhur kafen me një jetëgjatësi më të gjatë, me reduktim të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, demencës, kancerit, etj., transmeton Telegrafi.

Kafeina e cila është prezente në kafe ndihmon në shpejtimin e metabolizmit, rrjedhimisht promovon humbjen e peshës.

Duke marrë parasysh këtë të fundit, ju mund të mendoni se aq më shumë kafe që pini, aq më shumë peshë do të humbni, por jo!

Për shkak të përmbajtjes së kafeinës, ekziston një limit i sasisë së kafes që guxoni ta pini.

Edhe pse dallon nga kafja në kafe, sasia e kafeinës që gjendet në një gotë kafe mund të jetë nga 50 deri në 400 mg.

Studime të ndryshme sugjerojnë se 400 mg kafeinë apo rreth 4 gota kafe në ditë janë të sigurta për shëndetin e shumicës së të rriturve të shëndetshëm.

Por, duhet të mbani mend se ka edhe burime tjera të kafeinës, siç është çaji, çokollata, pijet energjike etj.

Prandaj, keni kujdes të mos e kaloni sasinë e rekomanduar ditore të kafeinës prej 400 mg!

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...