Sa gjatë marrin kohë të treten ushqimet e ndryshme

PUBLIKUAR

Ndikimi i tretjes në humbje të peshës është mjaft i madh.

Siç edhe e kemi dëgjuar shprehjen shpeshherë, ne vërtetë jemi ajo çfarë hamë, transmeton Telegrafi.

Normalisht, koha e saktë e tretjes së një ushqimi varet nga shëndeti fizik i një individi, metabolizmi, mosha, madje edhe nga gjinia, por, nëse flasim në përgjithësi, disa ushqime do të treten shumë shpejt, ndërkaq disa tjera qarkullojnë më gjatë në sistemin tuaj.

Nëse e thjeshtësojmë termin, periudha e tretjes është procedura kur ushqimi që e hani copëtohet në copëza të vogla të cilat transferohen përmes sistemit intestinal në sistemin e qarkullimit të gjakut. Është e rëndësishme ta kuptoni kohën e tretjes në mënyrë që të humbni peshë ose ta mirëmbani atë çfarë keni arritur.

USHQIMET QË TRETEN LEHTË

Nëse konsumoni shumë ushqime që treten lehtë, atëherë do ta gjeni veten duke ngrënë më shpesh dhe më shumë sesa ç’duhet, pasi që menjëherë pasi ta hani, ushqimi zhduket dhe ju ndiheni të uritur prapë.

Ky lloj i ushqimit ju jep një rritje të shpejtë të energjisë, por trupi pastaj mbushet me glukozë dhe nuk e përdor ata, kështu pjesa e mbetur shndërrohet në dhjam.

USHQIMET QË TRETEN NGADALË

Ushqimet që treten ngadalë jua rrisin nivelet e sheqerit në gjak më ngadalë, duke ju dhuruar energji të balancuar dhe të qëndrueshme.

Sidoqoftë, kjo është lista me disa prej ushqimeve më të zakonshme që i hani dhe periudhën kohore që marrin ato për t’u tretur:

– Uji futet në zorrë menjëherë

– Pemët apo perimet marrin kohë 15-20 minuta për t’u tretur

– Perimet marrin kohë rreth 30-40 minuta

– Perimet e gatuara marrin kohë 40 minuta

– Peshku merr kohë rreth 45-60 minuta

– Sallata me vaj merr kohë rreth 1 orë

– Orizi dhe quinoa marrin kohë 2 orë

– Produktet e bulmetit marrin kohë 2 orë

– Produktet arrore marrin kohë 3 orë

– Mishi i pulës merr kohë 1.5-2 orë

– Mishi i kuq merr kohë 3 orë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...