Sa ditë duhen për ta hequr një shprehi, ose për ta ndërtuar një të re? Rrëzohet miti i 21 ditëve…

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Fillon rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të Magurës

Sot ka filluar rrënimi i objekteve të vjetra në qendër të Magurës, të cilat...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se...

Njerëzit e suksesshëm nuk janë aty aksidentalisht. Secili nga ta ka shprehi të ndryshme, të cilat e bëjnë personin që është.

Zgjimi herët në mëngjesit, ushtrimet fizike para punës, përqendrimi në përmirësimin e vetvetes, shkrimi i një libri, ndalja e konsumimit të duhanit, reduktimi i konsumimit të alkoolit konsumimi më i madh i ujit, vrapimi, meditimi, zemërgjerësia etj. – të gjitha këto marrin kohë dhe dedikim, dhe janë gjëra të cilat ia ndryshojnë jetën çdo personi, transmeton Telegrafi.

Por, sa gjatë mendoni se merr për ta ndryshuar tërë jetën tuaj – ose të paktën të krijoni një shprehi të re?

Ekziston një mit, i cili ka qarkulluar qysh nga vitet e 1960’ta, i cili thotë se duhen 21 ditë për ta ndryshuar një shprehi ose për ta formuar një të re.

Ky mit ishte krijuar nga kirurgu Maxwell Maltz, i cili kishte shkruar se merr kohë minimumi 21 ditë, që një pacient të adoptohet me fytyrën e re në pasqyre, ose për një të amputuar të mësohet se nuk e ka më një gjymtyrë.

Kësisoj, teoria e tij ishte keqinterpretuar nga psikologët e shumtë, të cilët vazhdimisht e përdornin sfidën 21-ditëshe për t’i motivuar njerëzit dhe për t’i shtyrë drejt ndryshimit, transmeton Telegrafi.

Por, sfida 21-ditëshe mbetet vetëm MIT!

Realiteti merr shumë më gjatë. Një studim i vitit 2009 nga Phillippa Lally, thotë se merr mesatarisht 66 ditë të krijohet një shprehi e re ose të ndryshohet një e keqe. Aq më e vështirë të jetë një shprehi, aq më gjatë merr kohë – disa shprehi mund të marrin më shumë se 245 ditë për tu ndryshuar.

Pra, sipas saj, mesatarisht merr kohë 66 ditë të krijohet një shprehi. Koha më e shkurtër për të adoptuar një shprehi mund të jetë 18 ditë, ndërsa më e gjata 254 ditë.

Çelësi për të formuar shprehi të reja mbetet këmbëngulësia!

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...