Sa amerikanë u vranë në luftën e Vietnamit?

PUBLIKUAR

Lufta e Vietnamit ishte një konflikt i gjatë dhe i kushtueshëm në të cilin luftuan amerikanët bashkë me Vietnamin Jugor, kundër Vietnamit Verior që përkrahnin komunizmin e që njiheshin si ‘Vietkongu’.

Kjo luftë që ndau popullin vietnamez përfundoi me dorëzimin e amerikanëve më 1973 dhe bashkimin e Vietnamit nën kontrollin komunist dy vite më vonë, në një shtet që u quajt ‘Republika Socialiste e Vietnamit’, shkruan Metro.

Më shumë se 3 milionë njerëz, duke përfshirë 52 mijë amerikanë, ishin vrarë gjatë kësaj lufte që zgjati nga viti 1955 deri më 1975.  Mosha mesatare e ushtarëve amerikanë të vrarë në këtë luftë ishte 23 vjet.

Lufta e Vietnamit konsiderohet nga publiku amerikan sot si një prej veprimeve më të pamatura të shtetit të tyre, të cilët e filluan atë konflikt me qëllimin që të mbrojnë aleatin e tyre ndaj komunizmit, por e humbën luftën dhe nuk arritën ta parandalojnë shtrirjen e asaj ideologjie në atë pjesë të botës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...