Rusia tërhiqet nga Këshilli i Evropës

PUBLIKUAR

Rusia sot, më 15 mars, do të tërhiqet nga Këshilli i Evropës, tha të martën, në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse.

Këshilli i Evropës, përmbledhja e të cilit është të mbrojë të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe është i ndarë nga Bashkimi Evropian, e kishte pezulluar anëtarësimin e Rusisë më 25 shkurt, një ditë pasi ajo nisi agresionin në Ukrainë.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme ruse vuri në dukje këtë pezullim në arsyetimin e saj dhe pretendonte se anëtarët e NATO-s dhe BE-së po e kthejnë Këshillin e Evropës “në një instrument të politikës antiruse”, përcjell Klankosova.tv

Më 15 mars, sekretares së përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq, iu dha një njoftim për tërheqjen, shtohet në deklaratë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...