Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë sot se Moska nuk mund t’i pranojë veprimet e pakujdesshme bërthamore të Koresë Veriore, por se shpreson se Shtetet e Bashkuara nuk ndërmarrin ndonjë veprim të njëanshëm ndaj Pyongyang.
Lavrov paralajmëroi se askush nuk duhet të kundërpërgjigjet ndaj Koresë Veriore duke shkelur ligjin ndërkombëtar, transmeton Express.
Ai po ashtu tha se Rusia është e gatshme që t’i rivendosur marrëdhëniet me Uashingtonin dhe se do ta gjykojë gatishmërinë e presidentit amerikan, Donald Trump, për ta bërë të njëjtën gjë


