Rusia shkel sërish armëpushimin, bombardon korridorin humanitar të refugjatëve

PUBLIKUAR

Rusia ka shkelur për herën e tretë armëpushimin në Mariupol duke bombarduar korridorin humanitar të krijuar për tërheqjen e popullatës, njofton Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Në njoftimin e kësja ministrie thuhet se 30 autobusë dhe 8 kamionë s’po lejohen të futen në qytetin ukrainas nga bombardimet ruse, raporton Gazeta Express.

“Armëpushimi u shkel! Forcat ruse tani po bombardojnë korridorin humanitar nga Zaporizhzhia në Mariupol. 8 kamionë dhe 30 autobusë të gatshëm për të dërguar ndihma humanitare në Mariupol dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia. Presioni ndaj Rusisë duhet të rritet për ta bërë atë t’i përmbahet armëpushimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Ukrainës.

 

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...