Rusia, SHBA dhe Britania, në kërkim për nëndetësen e Argjentinës

PUBLIKUAR

Ekipet nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Britania, po i ndihmojnë 14 vende të tjera, që janë në kërkim të nëndetëses së zhdukur të Argjentinës, 11 ditë pasi ajo e ka humbur kontaktin për shkak të një eksplodimi.

Aeroplanët nga Argjentina, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, për disa ditë kanë kryer shumë fluturime mbi Atlantikun Jugor në kërkim për nëndetësen, San Juan, me 44 anëtarë të ekuipazhit në të, ndërsa aeroplani transportues rus, Antonov, ka sjellë pajisje për të ndihmuar në kërkim, pasi kushtet e vështira detare e kanë penguar këtë operacion.

“Ne jemi duke kërkuar për 11 ditë, por kjo nuk do të thotë se ekuipazhi ende mund të jetë në situatë ekstreme të mbijetesës”, tha dje zëdhënësi i Marinës së Argjentinës, Enrique Balbi, në një konferencë për gazetarë.

Përkundër këtyre komenteve, shumë zyrtarë dhe anëtarë të familjeve i kanë humbur shpresat se anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses mund të shpëtohen të gjallë, transmeton Evropa e Lirë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...