Rezoluta e propozuar nga Kombet e Bashkuara, e cila e dënon dhe bën thirrje për një hetim ndaj sulmit kimik në Siri, është e papranueshme për Moskën dhe bazohet në informata të rreme, ka thënë sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.
“Fatkeqësisht, bazuar në informata krejtësisht të rreme, Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania, përsëri e kanë mbjellë – sepse njeriu nuk mund ta quajë ndryshe – në Këshillim e Sigurimit një draft rezolutë e cila ka një karakter plotësisht anti-sirian,” ka thënë Zakharova, përcjell Express.
Sipas saj, kjo rezolutë do t’i rëndojë tensionet brenda Sirisë dhe nëpër rajon.
Në sulmin kimik ditën e djeshme u vranë 72 persona, përfshirë 20 fëmijë.
Vendet perëndimore e akuzojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar Assad për sulmin, ndërsa Rusia i akuzon rebelët./


