Rusia reagon ndaj vendimit të Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë

PUBLIKUAR

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka thënë se vendimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për t’ua ndaluar hyrjen në Kosovë zyrtarëve serbë nuk mund të ketë kurrfarë efekti.

Këto deklarata ajo i ka bërë duke kujtuar faktin se shteti rus vazhdon të respektojë Rezolutën 1244 dhe të mbështesë integritetin territorial të Serbisë.

“Ne mendojmë se këto tentime për të vendosur bllokada, teorikisht dhe praktikisht kanë zero efekt, dhe absolutisht të pakuptimta ligjërisht, dhe nuk promovojnë zgjidhje paqësore për problemet ekzistuese”, ka thënë Zaharova për TAS, transmeton Gazeta Express.

Ndaj këtij vendimi kanë reaguar edhe zyrtarët e Serbisë, ndërsa nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar që të respektohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 2014 për vizitat zyrtare./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...