Rusia po dërgon pajisje të rënda ushtarake në kufirin e Koresë së Veriut

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Rusia raportohet se po lëviz pajisje të rënda ushtarake drejt kufirit me Korenë e Veriut.

Mediat lokale në lindjen e largët të Rusisë thonë se banorët kanë parë konvojë ushtarakë, që prej fundjavës, që kanë udhëtuar drejt kufirit me Korenë e Veriut.

Një video e postuar nga ueb-faqja DVHab.ru, tregon se si një tren bart pajisje ushtarake, përfshirë sisteme antiraketore, duke udhëtuar përmes Khabarovsk drejt Vladivostok, që është 100 milje larg kufirit.

“Ky është treni i tretë me pajisje që kemi parë që nga mëngjesi”, dëgjohet teksa thotë një rus.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut kanë paralajmëruar për mundësinë e sulmeve parandaluese, teksa udhëheqësit koreanë kohën e fundit kanë paralajmëruar se mund të ketë konflikt bërthamor.

Vostok Media ka raportuar se banorët lokalë kanë parë autoblinda, helikopterë dhe pajisje të tjera të rënda, që po udhëtojnë në autostradën Khabarovsk-Vladivostok. Një zëdhënës i ushtrisë ruse është cituar të ketë thënë se këto lëvizje janë pjesë e ushtrimeve “rutinore” ushtarake. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...