Një luftanije e madhe ruse ka nisur sulme masive ndaj Aleppos, konfirmon Moska.
Aeroplanmbajtësi “Admiral Kuznetsov” i ka nisur operacione luftarake drejt qytetit sirian të shkatërruar nga lufta, pasi që mbërriti në bregdetin sirian javën që shkoi, raporton Mirror, përcjell Express.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, konfirmoi se kanë filluar sulme që, sipas tij, do t’i fshijë nga faqja e dheut militantët e ISIS-it.
“Sot, kemi filluar një operacion masiv për të nisur sulme të mëdha ndaj caqeve të Daesh [ISIS] dhe frontit al-Nusra në provincat Idlib dhe Homs [në Siri],” ka thënë Shoigu./Express/



