Rusia lavdëron neutralitetin ushtarak të Suedisë e Finlandës

PUBLIKUAR

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se neutraliteti ushtarak i Suedisë dhe Finlandës është me rëndësi të madhe për siguriinë në rajonin Baltik.

Lavrov i ka bërë këto komente gjatë një konference të përbashkët me gazetarë me ministren e jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom.

“Ne e kemi thënë qëndrimin tonë të mirë për politikën e Suedisë, dhe të Finlandës gjithashtu në lidhje me kursin e tyre netural sa i përket çështjeve ushtarake”, ka thënë Lavrov dhe ka shtuar “në e shohim këtë si të gjë të rëndësishme për stabilitetin rajonal në vendet baltike, dhe Evropë në përgjithësi”, përcjell REL.

Përkrahja publike në Finland dhe Suedi për të fuqizuar marrëdhëniet apo edhe bashkuar NATO-s janë shtuar pas rritjes së tensioneve në mes të Rusisë dhe Evropës.

Në muajin janar, ministri i mbrojtjes së Lituanisë, Jonas Vytautas Zukas, ka thënë se Suedia dhe Finlanda janë duke e shqyrtuar mundësinë përt të dërguar trupa për trajnim të përbashkët me forcat e NATO-s që janë vendour në Baltik.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...