Rusia: Këshilli i Sigurimit i OKB’së nesër voton draft rezolutën për Sirinë

PUBLIKUAR

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin ka thënë se ai formalisht do e prezantoi draftin e rezolutës për armëpushim në Siri gjatë takimit të mbyllur të Këshillit të Sigurimit që sonte mbahet në New York.

Draft rezoluta e përmban armëpushimin për tërë Sirinë të arritur nga Rusia dhe Turqia gjatë ditës së djeshme.

Ky armëpushim zyrtarisht ka hyrë në fuqi prej mesnatës, ndonëse grupet vëzhguese raportojnë se ka pasur zona ku kanë vazhduar luftimet.

Churkin shpreson që Këshilli i Sigurimit do e miratojë unanimisht draft rezolutën më 31 dhjetor.

Ai ka thënë se Këshilli i Sigurimit duhet të marrë pjesë “në këtë proces të rëndësishëm”.

Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011, ndërsa deri më tash ajo ka marrë jetën e mbi 250 mijë njerëzve, transmeton rel.

Përgjatë konfliktit të armatosur, Moska i ofron përkrahje regjimit të presidentit sirian, Bashar al Assad, ndërsa perëndimi dhe Turqia kundërshtarëve të tij.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...