Rusia ka intensifikuar përgjigjen e saj ndaj sulmit ajror të SHBA-ve, mbi Siri, duke dërguar një anije luftarake në Mesdheun lindor, për t’u përballur me flotën e Marinës amerikane, nga ku u lëshuan raketat mbi Siri.
Fregata “Admiral Grigorovich”, e Putinit, la sot portin e Sevastopolit, në Krime, për t’u vendosur përballë dy anijeve shkatërruese amerikane, USS Porter dhe USS Ross, nga ku nisi sulmi ajror amerikan.
Fregata 4000 tonëshe është e pajisur me raketa potencialisht vdekjeprurëse dhe i është drejtuar portit sirian “Tartus”, raporton agjencia ruse e lajmeve TASS.


