Rusia do të rikthehet në Këshillin e Europës

PUBLIKUAR

Votimi u zhvillua në orët e para të së martës, pas disa orëve debat në Strasburg.

Për kthimin e Rusisë votuan 118 delegatë, kundër ishin 62, ndërsa dhjetë abstenuan.

Këshilli i Europës është organi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent.

Në vitin 2014, Rusisë iu hoq e drejta e votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, si ndëshkim për ankesimin e gadishullit ukrainas të Krimesë.

Rusia u përgjigj në vitin 2016 me bojkotimin e Asamblesë, ndërsa nga viti 2017 refuzoi të paguajë kontributin e saj vjetor prej 33 milionë eurosh në Këshill.

Rusia kërcënoi se do ta linte tërësisht Këshillin e Evropës nëse delegacioni i saj nuk kthehet dhe nuk voton, këtë javë, për sekretarin e ri të përgjithshëm./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...