Rusia disa muaj më parë planifikoi bombardimin e Gjermanisë dhe pushtimin e Europës

PUBLIKUAR

Rusia stimuloi pushimin e Europës dhe bombardimin e Gjermanisë në stërvitjet masive vetëm disa muaj më parë sipas analistëve.

Rusia stimuloi luftën kundër NATO-s, duke bombarduar Gjermaninë dhe duke pushtuar shtetet baltike gjatë ushtrimeve ushtarake “Perëndimore 2017” të Vladimit Putinit.

Një program masiv i lojërave të luftës me dhjetra trupa dhe kodin e quajtur “Zapad” u zhvillua në afërsi të qytetit të Minskut në shtator. Në atë kohë ekzistonte frika se Moska po e përdorte stërvitjen si një mbulesë për stacionimin e ushtarëve dhe pajisjeve, transmeton lajmi.net

Analistët nga dy agjencitë perëndimore të intelegjencës kanë pohuar se ushtrimet, të cilat përfshinë artileri, tanke, raketa, flota detare, ishin një “fushatë shokuese” kundër anëtarëve të NATO-s në Europën Perëndimore, duke përfshirë Gjermaninë dhe Holandën. Stërvitjet poashtu provuan kapjen e shteteve baltike – Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë si dhe Poloninë e Norvegjinë.

Fqinjët e Rusisë pohuan në kohën kur Kremlini po i përdorte stërvitjet ushtarake si një provë për një pushtim të madh të disa kombeve ngjitur që ishin nën sundimin e Moskës para se Bashkimi Sovjetik Komunist të shkatërrohej në 1991.

Më shumë se 120,000 trupa ruse ishin të përfshirë në stërvitjet e vitit 2017, të cilat sipas analistëve planifikonin pushtimin e Europës pas bombardimit të Gjermanisë, duke filluar kështu luftën me NATO-n.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...