Rusia nuk i ka diskutuar sanksionet e Perëndimit ndaj Moskës me Administratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë zv/ministri i Jashtëm i rusisë, Sergei Ryabkov.
Agjencitë e lajmeve të Rusisë e kanë cituar Ryabkov-in të ketë thënë se Rusia nuk i ka kërkuar Uashingtonit që t’i shfuqizojë sanksionet, transmeton Express.
Por, ai ka thënë se do të kishte qenë më e lehtë për Rusinë të punonte me SHBA-në për krizën në Siri, nëse sanksionet do të shfuqizoheshin./Express/


