Rusia dërgon aeroplanë luftarakë në Krimenë e pushtuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Më shumë se dhjetë aeroplanë luftarakë rusë janë vendosur në një bazë ushtarake në rajonin e Krimeas, të cilin Rusia e kishte pushtuar në vitin 2014. Këtë e kanë vërtetuar disa dëshmitarë, të cilët kanë parë aeroplanët e tipit “Su-27” dhe “Su-30” duke u lëshuar në bazën “Belbek”.

Kjo lëvizje vjen në kohën kur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës mbesin të larta dhe të cilat u përkeqësuan edhe më shumë më 25 nëntor, kur Rusia i grabiti tri anije ukrainase dhe e arrestoi ekuipazhin e tyre afër ngushticës “Kerch”, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se Ukraina e kishte përgatitur një provokim në këtë zonë para fundit të këtij viti. Në anën tjetër, Kievi e ka akuzuar Moskën se po pozicionon forca ushtarake përgjatë kufirit të përbashkët mes dy shteteve.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se Rusia i ka vendosur në kufi më shumë se 80 mijë trupa, 1400 pajisje ushtarake, 900 tanke, 2300 automjete të blinduara dhe qindra aeroplanë ushtarakë pranë kufirit, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...