Rusia avancon në luftimin e Shtetit Islamik në Siri

PUBLIKUAR

Komandanti rus, Sergei Rudskoi, ka thënë se Moska dhe forcat e qeverisë siriane kanë bërë përparim të shpejtë gjatë muajit të kaluar, duke përndjekur militantët e Shtetit Islamik nga qendra e Sirisë dhe nga baza e tyre në lindje të këtij vendi, Deir el-Zour.

Duke folur para gazetarëve në Moskë, Rudoksoi ka thënë se aeroplanët rusë, kanë vrarë afro 800 militantë gjatë këtij muaji dhe tani janë duke bërë 60-70 fluturime brenda ditës, për të targetuar militantët e zonave të tjera që synojnë t’i bashkohen luftimeve në bazën në lindje.

Ai ka thënë se trupat sirine janë duke avancuar në tri drejtime për të rrethuar bazën, Deir el-Zour.

Rudksoi ka theksuar se militantët e larguar nga forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara prej qytetit irakian, Mosul dhe atij sirian, Raka, janë mbledhur në Deir-el-Zour, për të krijuar bazën qendrore.

Sipas tij, vetëm gjatë këtij muaji, aeroplanët luftarakë të Rusisë kanë qenë pjesë e 990 misioneve, duke shkatërruar 40 mjete të armatosura, dhe duke lënë të vdekur rreth 800 militantë.

Rudskoi ka shtuar se krijimi i zonave të sigurta në Siri, sipas planit të Rusisë me Turqinë dhe Iranin, i ka ndihmuar ushtrisë ruse, që të fokusohet në luftimin e Shtetit Islamik. /Rel/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...