Sigurimi rus FSB dhe agjentët e shërbimit të inteligjencës kanë arrestuar kanë arrestuar dy persona në industrinë e mbrojtjes, të akuzuar se i kanë treguar inteligjencës perëndimore sekretet për një raketë të re hipersonike ruse.
Mediat shtetërore të Rusisë kanë thënë se kjo nuk do të përfundojë me kaq dhe se “shumë koka të tjera do të fluturojnë”, transmeton gazetametro.net
Një raportuese ruse tjetër e lajmeve tha se humbja e sekreteve për raketat hipersonike në rastin e spiunimit shpjegon pse qeveria e SHBA’së ka shprehur skepticizëm për programin e raketave hipersonike të Rusisë, të vënë në pah nga presidenti rus, Vladimir Putin, në një fjalim të tij në muajin Mars.


