Rusët ia vjedhin këngën Bleros (Video)

PUBLIKUAR

rus-euml-t-ia-vjedhin-k-euml-ng-euml-n-bleros-video_hd
Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, është bërë viktimë para shumë kohësh e një “huazimi” apo vjedhje të këngës së tij “Se Di” nga dy këngëtarë rusë.

Kënga “Se Di” e lansuar gjashtë vite më parë nga Blero dhe që atëkohë ishte një hit i madh, duket se vetëm para tri vitesh është shfrytëzuar nga rusët.

Në internet tash e sa kohë dhe në gjithë industrinë e muzikës ruse kënga “Krasivaj Pesnaj” është ajo që u pëlqye shumë nga adhuruesit e muzikës atje.

Por, shumë pak rusë e kanë ditur se një shqiptar qëndron prapa kësaj kënge.

I kontaktuar nga Telegrafi, Blero edhe pse hezitoi të flasë për këtë gjë, pas insistimit nga ana jonë tha se me këtë rast do të merren organet kompetente dhe se ai do t’ua tregojë vendin rusëve që me mundin e tij arritën miliona klikime.

“Këngët e mia që kanë qenë hite dhe vazhdojnë të dëgjohen nga ata që duan muzikën time, janë dëgjuar shumë në Turqi dhe Rusi, e ndoshta për këtë asye ka ndodhur kjo”.

“Me këtë rast gjithsesi do të merret Universal Studios me seli në Suedi, sepse ata m’i mbrojnë të drejtat autoriale të mia. Komponimi është total i imi, natyrisht me bashkpuntorin tim të afërt, Johan Bejerholm nga WorldStudios në Suedi”, u shpreh Blero.

Blero pritet të publikojë së shpejti një projekt të tij solo, i cili pritet të vijë të shtunën, teksa po ashtu një këngë solo ka paralajmëruar edhe këngëtarja në menaxhim të Bleros, Dhurata Ahmetaj. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Komenti i Xhakës për Gjestin, që mori vëmendje të madhe (Foto)

Këngëtari i njohur Gjesti, pak ditë më parë paralajmëroi rikthimin e tij me projekte...

‘E kuptoni shumë shpejt’, Benita me paralajmërim për ndjekësit

Ish-banorja dhe gjysmëfinalistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, duket...

Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri: Le të jetë ky standardi

Pas aktgjykimit për rastin që tronditi opinionin publik, reaguan edhe figura të njohura, përfshirë...