Rusët dhe NATO sy më sy në kufirin serbo-malazez, rriten tensionet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...
Rusia do të organizojë stërvitje ushtarake në Serbi dhe ato do të përkojnë në të njëjtën kohë me aktivitetet që do të kryejnë forcat e NATO-s në Mal të Zi, shkruan Independent.

Sipas gazetës britanike, gjatë ushtrimeve në Serbi do të marrin pjesë 150 trupa parashutiste ruse, 50 anëtarë të njësisë së aviacionit, tre avionëve të transportit dhe “një numër i papërcaktuar i personelit ushtarak nga Serbia dhe Bjellorusia.

Kjo do të ndodh pikërisht në kohën e rritjes së tensioneve mes Moskës dhe Aleancës, përcjellë lajmi.net.

“Stërvitjet trembëdhjetë-ditore në Serbi që janë quajtur” Vëllazëria Sllave 2016″, do të fillojnë të mërkurën, dhe në anën tjetër, forcat e NATO-s do të kenë stërvitje të hënën në Mal të Zi, në programin pesë-ditore që simulon reagimin në zonat e përmbytura dhe mënyrat e përgjigje të sulmeve me armë kimike. Aty do marrin pjesë 680 ushtarë të paarmatosur nga shtatë vende të NATO-s po ashtu edhe dhjetë vendeve partnere”, shkruan Independent.

Në një ushtrim fushor në Mal të Zi, i gjashtëmbëdhjeti i organizuar i këtij lloji nga EADRCC, do të ketë ekipet pjesëmarrëse nga vendet fqinje si: Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara, Austria, Finlanda, Izraeli, Belgjika Spanja, Franca, Danimarka dhe Republika Çeke.

Është vlerësuar se ushtrimet paralele vijnë në një kohë kur marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë janë të acaruara për shkak të gjendjes në Siri e cila është e shkatërruar nga lufta.

Independent përmend edhe skenarin e “Luftës së Tretë Botërore”, nga i cili thuhet se gati gjysma e rusëve mendojnë se lufta do shpërthej për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Siri.

Ndërsa, sipas një gjenerali amerikan, lufta e Rusisë është jashtëzakonisht vdekjeprurëse dhe shumë shpejt mund të prodhoj dhunë që nuk është parë për 60 vjet.

Sipas artikullit, politika e Malit të Zi është pro-perëndimore, ndërsa Serbia është duke luftuar të jetë në kthetrat e Moskës.

Ajo gjithashtu ka shtuar se Mali i Zi ishte ftuar që të bëhet anëtare e NATO-s, pavarësisht nga kundërshtimi i Rusisë.

“Serbia është nën presion të madh Kremlini pasi nuk do të bashkohet me aleancën perëndimore ushtarake dhe do të jetën në Bashkimin Evropian”, përfundon artikullin. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...