Rusët bëjnë film për Kosovën

PUBLIKUAR

Një produksion filmi nga Rusia, së shpejti do të filloj me xhirime e një filmi i cili merret me jetën e serbëve në Kosovë dhe sipas të gjitha gjasave, ky film do të mundohet t’i paraqet serbët si viktima të shqiptarëve, transmeton Zeri.info.

Rolin kryesor në këtë film do ta ketë aktori serb Milosh Bikoviç, i cili do ta ketë edhe rolin e producentit. “Bëhet fjalë për një rrëfim serb që ndodh në Kosovë në vitin 1999. filmi quhet ‘Megja Ballkanike”, ka deklaruar aktori.

Sipas disa burimeve, ky projekt filmik pritet të paraqes ‘vuajtjet’ e komunitetit serb në Kosovë, duke i paraqitur ata si viktima të pastrimit etnik gjatë vitit 1999, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe forcat e NATO-s i dëbuan forcat paramilitare nga Kosova, përcjell Zeri.info.

Sipas raporteve, pritet të ky film të xhirohet edhe në pjesë të ndryshme të Kosovës, edhe pse nuk ka informata të sakta se ku dhe nëse do të kërkohet leje nga autoritetet kosovare.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...