Rusët ‘arrijnë’ në Vushtrri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Rusia ka filluar aksionin e ndihmave për fëmijët serbë të fshatrave serbe të Kosovës në jug nëpërmes Kishës së Graçanicës.

Përfaqësuesit serbë të fshatrave ndihmën ua atribuojnë “lidhjeve të thella”, që serbët e Kosovës kanë tradicionalisht me Rusinë, ndërsa shqiptarët vlerësojnë se Rusia në këtë mënyrë po futet gjithnjë e më thellë në brendi të Kosovës me qëllime të caktuara, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Disa organizata humanitare të Rusisë, të cilat veprojnë në veri të Kosovës e për të cilat vlerësohet se nuk merren vetëm me ndihma humanitare, kanë shtrirë aktivitetin e vet edhe në jug të vendit.

Rusët kanë “mbërritur” edhe në Vushtrri, në dy fshatrat me shumicë serbe, Gojbulë e Sllatinë, të cilat me Gracën e Prelluzhën e përbëjnë komunën serbe të Vushtrrisë (Vuçitërnë), e cila qeveriset nga i ashtuquajturi Organ i Përkohshëm i Vushtrrisë, një komunë paralele e instaluar nga Qeveria e Serbisë.

LEXO EDHE: “Vetëvendosja”, drejt përçarjes

Ndihmat e mbledhura në Rusi, siç thuhet në një njoftim të Kishës së Graçanicës, i shpërndanë në të gjitha mjediset me shumicë serbe në jug të vendit igumenia e Kishës së Graçanicës, dr. Irina Petroviq, shkruan tutje “Zëri”.

Para se përfaqësuesit e Kishës së Graçanicës t’i vizitonin banorët serbë të Gojbulës e të Sllatinës së Vushtrrisë, një gjë të tillë e kanë bërë në Gorazhdevc të Pejës.

Përfaqësuesit e këtyre fshatrave ndihmat me para të gatshme të ardhura nga Rusia ua atribuojnë, siç kanë thënë, “lidhjeve të thella që kanë serbët e Kosovës me shtetin vëlla të Rusisë, i cili përkujdeset edhe për mirëqenien e banorëve serbë të Kosovës”

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...