Rumania dëbon një nacionalist serb me orientim prorus

PUBLIKUAR

Rumania e ka dëbuar një nacionalist serb prorus dhe ia ka ndaluar atij hyrjen në këtë vend për 15 vite, pasi ai ishte përpjekur të furnizohej me informacione për instalimet dhe infrastrukturën ushtarake, ka njoftuar mbrëmë shërbimi i inteligjencës, SRI.

Personi, Bratisllav Zhivkoviq, 42 vjeçar, është komandant i grupit paramilitar serb, Çetnikët, dhe në periudhën 2014-2015 u ishte bashkuar forcave proruse në Krime të Ukrainës.

Agjencia SRI ka zbuluar se Zhivkoviq “kishte treguar interesim për gjetje të dokumenteve sekrete për infrastrukturën kritike dhe për kapacitetet kombëtare dhe ato aleate ushtarake, të vendosura në pjesën juglindore të Rumanisë, me qëllim që të ndikohet në partneritetin strategjik”, ka thënë zëdhënësi rumun, Ovidiu Marincea.

Mëtutje, ky zëdhënës theksoi se Zhivkoviq ishte zënë duke fotografuar radarë ushtarakë në bregun e Detit të Zi dhe duke u përpjekur për t’i transmetuar ato nëpërmjet koordinatave GPS, transmeton Rel.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...