Rrustem Mustafa: Kosova t’i kërkojë KFOR-it që bashkë t’i demilitarizojnë manastiret serbe

PUBLIKUAR

Ish-deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka thënë se Kosova duhet të kërkojë nga NATO që KFOR-i bashkë me Policiën e Kosovës dhe EULEX-in të bëjnë “demilitarizimin e manastireve serbe në Kosovë”. Mustafa ka thënë se Serbia historikisth I ka përdorur manastiret për qëllime nacionaliste, siç e dëshmon edhe sulmi i fundit terrorist.

Ai thotë se armët që janë gjetur në Manastirin e Banjskës tregojnë se ai vend është shfrytzuar nga grupet terroriste të mbështetura nga Serbia.

Mustafa tutje ka thënë se KFOR-I duhet t’i çliroj manastiret nga bandat terroriste dhe armët.

Reagimi I plotë:

Kosova të kërkoj nga NATO

KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës,dhe EULEX-in të udhëheqë në inspektimin dhe të bëjë demilitarizimin e murgjeve (manastireve) serbe në Kosovë është një hap i rëndësishëm për sigurinë në rajon. Historikisht, Serbia ka përdorur manastiret për qëllime nacionaliste dhe, siç dëshmon sulmi i fundit terrorist, edhe për shërbime të këqija grupeve terroriste. Armët e gjetura në Manastirin e Banjskës tregojnë se ky vend është shfrytëzuar nga grupet terroriste, të cilat janë mbështetur nga Serbi

KFOR-i duhet të veprojë menjëherë për të inspektuar të gjitha manastiret dhe për të çlirojë këto vendet të shenjta nga prania e armëve dhe bandave terroriste. Ky veprim do të rriste besimin dhe sigurinë e qytetarëve në Kosovë. Është koha që të gjitha pjesët e Kosovës të jenë të lira nga kërcënimi i terrorizmit.

SHIKO MË SHUMË

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Smajlaj thotë se kjo tragjedi po përdoret për përplasje politike

Kreshnik Smajlaj, kryetar i degës së AAK-së në Prishtinë ka thënë se ndjen keqardhje...