Rrolls-Royce me edicionin e limituar të makinave, me enterier të shndritshëm ku ‘shkëputen yjet’ (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi britanik Rrolls-Royce do ta lansojë edicionin e limituar Wraith Luminary Collection – me enterierin më të veçantë, që është parë ndonjëherë në një veturë.

Ky koleksion do të përfshijë  vetëm 55 njësi, që do të përfshijë një luks të rrallë, ndërsa gjithçka do jetë e monitoruar në detaje nga dizajnerët e kompanisë, transmeton Telegrafi.

Për ata që kanë të ardhura që ta blejnë një makinë të tillë, kur të jenë brenda, 1,700 dritat LED do t’i bëjnë të ndjehen sikur ndodhen nën një qiell të kthjellët përplot yje.

“Të inspiruar nga atë që prijnë, në botën e atyre që ndjekin”, thuhet të jetë inspirimi i këtij modeli, që konsiderohet si ‘pionier në nivelin e ri të luksit shndritës’.

Dritat e këtij Rrolls-Royce do të shihen prej se hapen dyert, pasi një pjesë e tyre ndodhet anash. Panelet – që janë punuar nga druri i lisit, që ritet në Çeki – do të jenë të me 160 LED të veçanta, të cilat imitojnë atë që njihet si ‘shkëputje yjesh’.

Gjatë vozitjes, në kohë të pacaktuara, këto drita japin efektin sikur shkëputen dhe bien, kryesisht mbi pjesën e ulëseve të para.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur, por kur një Wraith kushton rreth 300 mijë euro, çmimi i makinave nga ky edicion i limituar, mund të jetë deri në dy herë më shtrenjtë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...