Rrjedhin pamjet që e shfaqin modelin e ri nga McLaren (Foto)

PUBLIKUAR

Për një kohë të gjatë, prodhuesi britanik McLaren kishte njoftuar se do ta lansojë një super-makinë, që në bazë të disa burimeve pritet të emërohet 720S.

Mirëpo, asnjëherë nuk është bërë i ditur ndonjë lajm zyrtar se kur prezantohet, sa kushton apo statistika të tjera, transmeton Telegrafi.

Së fundmi janë publikuar fotografitë nga një organizim, ku shfaqet kjo veturë sportive që është pritur gjatë.

Në bazë të pamjeve, pjesët e hapura përpara, linjat tejet të theksuara dhe pjesa e pasme shumë e prerë, duket se 720S mund të arrijë shpejtësi të lartë.

Mënyra si është shfrytëzuar hapësira e brendshme, del se ofron komoditet të madh për shoferin dhe shoqëruesin e tij.

Mirëpo, nuk mund të thuhet asgjë për qëndrueshmërinë, apo nivelin e teknologjisë që do ta përmbajë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...