Rrjedhin pamjet e edicionit special të Lexus LX (Foto)

PUBLIKUAR

Spekulimeve për një edicion special, i dhanë fund imazhet e rrjedhura në Instagram

Për një kohë të gjatë, ishte thënë se Lexus do të lansojë një edicion të ri nga divizioni LX, por nuk ishte bërë e ditur se kur do të ndodhë, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të kompanisë japoneze, pa bërë të ditura detajet, kanë thënë se quhet Black Edition S, ndërsa lansohet gjatë vitit që vjen.

Ka pasur shumë spekulime se çfarë fuqie do të ketë dhe si do të duket, por tani kemi një pasqyrë së paku për pamjen.

Imazhet e rrjedhura në Instagram kanë rezolucion shumë të dobët, por lejojnë t’i shihen përfundimet re reja, fryrjet, grillin, pasqyrat, bravat dhe rrotat të gjitha të zeza, që i kanë dhënë një pamje shumë më sportive.

Mediat që merren me automobilizëm, kanë thënë se ka ngjashmëri të madhe me Lexus LX Superior, që është shitur vetëm në Rusi. Nuk dihet për cilin treg është i dedikuar ky edicion, që nuk dihet edhe në sa njësi do të arrijë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...