Rrjedhin pamjet e BMW M8 Competition (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Sikur të mos mjaftonte M850i, shfaqet kjo makinë më se e kompletuar.

Më nuk është e fshehtë se BMW është duke punuar një M8 Competition, ndërsa në bazë të këtyre pamjeve të rrjedhura, kuptojmë se është përkushtuar që të jetë sa më e përsosur, transmeton Telegrafi.

E tëra që dihet deri tani, është se sikur M850i do ta ketë motorin 4.4 litra V8, që prodhon 600 kuaj fuqi. German Car Forum ka arritur t’i siguroi pamjet, ku shihet makina në të cilën vërehet pastër edhe shënimi Competition.

Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një M8 të zakonshëm, ndërsa hapësirat për hyrjen e ajrit dhe pjesa për nxjerrjen e gazrave, vërteton se është një makinë e fuqishme.

Tavani duket se është punuar prej fibrave të karbonit, që pritet të jenë standard i të gjithë linjës M8.

Spiunët që merren me vetura, kanë arritur ta fotografojnë edhe enterierin e makinës, ku nuk shfaqet shumë sepse gjithçka është e mbuluar. Pos butonit për start dhe dy butonave tjerë në timon.

Ende nuk dihet se kur do të arrijë ky BMW M8 Competition, por pritet që jo më larg se gjysme e vitit që vjen. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...